Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë një raport të FBI mbi hetimet ndaj kallëzimeve mbi ngacmimet seksuale, kundër të përzgjedhurit të presidentit Donald Trump për në Gjykatën Supreme, Brett Kavanaugh.

Konkluzionet e raportit nuk do të bëhen publike, por senatorët do të mund të rishqyrtojnë raportin.

Republikanët dhe Demokratët mbetën të ndarë mbi atë nëse do të aprovojnë ose jo zotin Kavanaugh si gjykatës në Gjykatën Supreme.

Gjyqtari ka mohuar me neveri të gjitha akuzat kundër tij.

Veritas.com.al/