Një senator i sapo zgjedhur, në fjalimin e tij të parë bëri thirrje që Australia të marrë frymëzim nga Brexit i Mbretërisë së Bashkuar dhe të largohet nga Kombet e Bashkuara
Senatori Malcolm Roberts është zgjedhur në Queensland si anëtar i Partisë anti-emigrantë, me emrin “Një Komb”.
Ai beson se ndryshimi i klimës është një komplot i krijuar nga bankierët me qëllim që të formojnë qeveri botërore.
Zoti Roberts tha në Senat se “Ne kemi nevojë për një OzExit” për të braktisur “kuturunë e pazgjedhur” të Kombeve të Bashkuara.
“Vlerat e Australisë dhe rruga e jetës janë gjithashtu në rrezik nga institucionet e fshehta siç janë këto përzierje të pazgjedhura si Kombet e Bashkuara”, tha ai.
“BE është një shabllon për një dominim total socialist nëpërmjet organizmave të pazgjedhur, siç është FMN që imponon politika frikësuese mbi popujt. Edhe OKB është gjithashtu një shabllon, dhe Australiaa duhet të largohet prej OKB.
(Sipas BBC)