Nga Revista Amerikane: “Mother Jones”

Pjesa e dytë:

Pranverën e kaluar, menjëherë pas betimit të presidentit Donald Tramp, Muzin, republikani, veteran  i forcave të armatosura operative, në qendër të kësaj intrige, filloi një karrierë të re, si lobist. Muzini ka një diplomë nga universiteti i Yale në fushën e drejtësisë dhe një dipmomë në mjekësi nga Kolegji i Mjekësisë Alber Ajnshtajn, por në vitet e fundit ai ka punuar në fushën e politikës. Në fillim të viteve 2010, Muzini ka punuar për senatorin e atëhershëm republikan Tim Skot dhe në lidershipin republikan. Ai ka qenë zëvendës shef i stafit për senatorin Ted Kruz dhe këshilltar i parë i Kruzit në fushatën elektorale presidenciale të 2016. Pasi përpjekja e Kruzit për të marrë Shtëpinë e Bardhë dështoi, Muzin-i iu bashkua fushatës së Trampit. Pas zgjedhjeve, sipas jetëshkrimit të tij që gjendet “online” ( në internet) ai “ka punuar me” ekipin e Trampit për të rekrutuar zyrtarët që do zinin vend në administratën që po pasonte. Por Muzini nuk hyri në administratën e Trampit. Megjithatë, më 31 Mars, 2017, ai u regjistrua në Departamentin e Drejtësisë si një agjent i huaj. Klienti i tij: Partia Demokratike e Shqipërisë. Kontrata mes Muzinit dhe partisë, e nënshkruar nga Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, kërkonte që Muzini të promovonte Partinë Demokratike dhe lëvizjen konservatore të vendit brenda Shteteve të Bashkuara dhe në gjithë botën. U vu re se Muzini do paguhej 25, 000 dollarë amerikanë më datë 22 të muajve Mars, Prill dhe Maj.

Muzini kontaktoi me Stephen Bannon-in, atëherë një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe disa zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë në emër të Bashës. Ai organizoi edhe një intervistë të Bashës me Breitbart News.

Në atë kohë, Shqipëria po kalonte një fushatë të ashpër politike. Për javë të tëra, Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, që drejtonte opozitën, kishte organizuar protesta kundër koalicionet në fuqi, kryesuar nga Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste. Kishte fjalë se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet parlamentare në Qershor. Dukej se Shqipëria do të shkonte drejt një gjendjeje të rëndë protestash. Ndërkohë Partia Demokratike e Shqipërisë po  i kërkonte ndihmë republikanëve në Uashington.

Në fund të Marsit të 2017, Muzini organizon një vizitë në Uashington për Bashën, ku përfshiheshin edhe takime me tre kongresmenë republikanë: Ed Royce nga Kalifornia, që kryesonte Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Michael Mç aul dhe Pete Sessions, nga Teksasi. Basha u takua edhe me republikanen Dana Rohrabacher, senatore e Kalifornisë, që cilësohej si “kongresmenia e preferuar e Putinit”. Basha mori pjesë edhe në darkën vjetore të Komisionit Kombëtar Republikan të Kongresit, që kishte Trampin si folësin kryesor. Muzini kontaktoi edhe me Stephen Bannon-in, atëherë një këshiltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, si dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë. Muzini organizoi gjithashtu edhe një intervistë të Bashës me Breitbart Neës, një faqe e djathtë që Bannon-i e kishte menaxhuar para se t’i bashkohej fushatës së Trampit në 2016.

Nëse Basha do të kishte marrë mbështetje në Shtetet e Bashkuara, ai mund ta kishte trumbetuar me të madhe në Shqipëri. Basha ishte i natyralizuar tashmë sipas konservatorëve amerikanë. Ai po e vinte veten në rolin e Trampit shqiptar dhe po shkonte drejt kushtrimit “Ta bëjmë Shqipërinë Great Again”. Më pas Basha ndoqi ceremoninë në qendër të një qyteti në Shqipëri, ku një rruge me emrin “Liria”, iu vu emri Tramp.

Edhe pse shqiptarët shihen gjerësisht si pro-evropianë apo pro-perëndimorë, Basha po flirtonte me një populizëm nacionalist. Shqipëria, një vend me shumicë muslimane që iu bashkua NATO-s në 2009, po përpiqej të bëhej anëtare e BE-së. Por një kusht që BE-ja i kishte vënë qeverisë shqiptare ishte të bënte vetingun e gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, në mënyrë që t’i qasej korrupsionit të madh në sistemin gjyqësor – një lëvizje e kundërshtuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe e denoncuar nga Basha si një ndërhyrje e BE-së në sovranitetin e Shqipërisë.

“Basha ka qenë kritik ndaj vetingut”, thotë Fred Abrahams, autor i “Modern Albania: From Dictatorship to Democracy in Europe” (Shqipëria moderne: Nga diktatura në Evropën demokratike).

“Por asnjë politikan s’mund të mbajë një pozicion që e largon nga Evropa. Prandaj, do t’i quaja veprimet e tij më shumë “një lojë” me populizmin anti-evropian.

Basha u kthye në Shqipëri dhe në fund ai dhe Rama ranë në ujdi, që lejoi vazhdimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Një javë e gjysmë para votimeve të 25 qershorit, Basha u kthye në Shtetet e Bashkuara – në kërkim të një ndihme edhe më të madhe amerikane nga Muzini dhe kontaktet lobuese republikane. Sipas një zëdhënësi republikan, Muzini e çoi Bashënnë një mbledhje fondesh në Miluoki për guvernatorin Scott Ëalker, ku Trampi ishte folës. Në këtë organizim – ku me 20 000 dollarë amerikanë kontribut ndaj Ëalker-it fitoje një karrige në sektorin VIP dhe një foto me Trampin – Basha ia doli të bënte një foto me presidentin. Në Shqipëri, Partia Demokratike e shpërndau menjëherë fotografinë, e cila tregonte Bashën duke buzëqeshur dhe fytyrën e mbledhur të Trampit, ku secili tregonte me gishtin e  madh lart në formë aprovimi. Basha deklaroi se kishte pasur “një takim të jashtëzakonshëm” me Trampin.

Muzini nuk iu përgjigj pyetjeve për këtë foto apo për ndonjë detaj tjetër për punën e tij për Bashën dhe Partinë Demokratike. Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk iu përgjigjën mesazhit elektronik që u kërkonte një koment.

(Vijon)…

VERITAS.COM.AL/