Vaksina kundër Covid-19 që po zhvillohet nga ana e ndërmarrjes amerikane biotech Inovio ka hyrë në fazën e saj të eksperimentimit mbi njerëzit

 

Koronavirusi, hapa të mëdhenj përpara në frontin e vaksinës. Zgjidhja mund të vije nga Shtetet e Bashkuara, për kënaqësinë e Presidentit Donald Trump. Siç raporton agjencia e lajmeve Adnkronos, vaksina kundër Covid-19 që po zhvillohet nga ndërmarrja amerikane biotech Inovio ka hyrë në fazën e saj të eksperimentimit te njerëzit, falë hapjes së rrugës nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (Fda) .

Në orët e rezultatit,erdhi ok për testin, financuar kryesisht nga fondacioni filantropik i themeluesit të Microsoft, Bill Gates. Vaksina (Ino-4800, emri provizor), u testua dje mbi 40 vullnetarë që morën dozën e parë, e cila do të pasohet nga një e dytë pas 4 javësh, siç konfirmohet nga kompania në një deklaratë. “Ky është një hap i rëndësishëm përpara në luftën globale kundër Covid-19 – tha Joseph Kim, president dhe CEO i Inovio – pa një vaksinë të sigurt dhe efektive, kjo pandemi mund të vazhdojë të kërcënojë jetën njerëzore dhe mjetet e jetesës . Ekipi ynë i studiuesve, partnerëve dhe financuesve është mobilizuar që kur sekuenca gjenetike e virusit u bë e disponueshme në fillim të janarit dhe vazhdon të punojë 24 orë në 24 për të siguruar përparimin e shpejtë të Ino-4800 përmes këtij studimi të fazës1 “.

Prodhimi i një vaksine Covid-19 brenda 12-18 muajve të ardhshëm – vazhdon Richard Hatchett, CEO i Coalition for Epidemic Preparedness Innovations (Cepi) – nuk është vetëm një sfidë shkencore, por do të kërkojë gjithashtu nivele të reja të bashkëpunimit dhe investimeve në industri dhe qeveri. Ende ka një rrugë te gjatë për të bërë, por sot arritëm një moment historik të rëndësishëm në atë udhëtim “. Studimi i fazës 1 te Ino-4800 do të regjistrojë deri në 40 vullnetarë të rritur të shëndetshëm në Filadelfia, Pensilvani (në Perelman School of Medicine të Universitetit të Pensilvanias) dhe Kansas City (Qendra për Kërkime Farmaceutike), ku tashmë ka filluar kontrolli i pjesëmarrësve te mundshëm. Stoqet e produktit arritën javën e kaluar. Secili pjesëmarrës do të marrë dy doza Ino-4800 ne distance  prej katër javësh, dhe përgjigjet imunitare fillestare dhe të dhënat e sigurisë së studimit priten në fund të verës. Të dhënat paraprake treguan rezultate premtuese të reagimit imunitar në modele të shumta kafshësh. Studimet e mëtejshme paraklinike do të vazhdojnë paralelisht me provën klinike të fazës 1.

Intervistuar nga Fox News, Bill Gates ka spjeguar se pandemia koronavirus përfaqëson një “skenar makthi”, por masat e distancimit social dhe përmbajtja e përhapjes do të sjellin rezultate konkrete deri në fund të prillit. “Nëse do të vazhdonim të punonim, të udhëtonim si më parë, ajo kurbë nuk do të kishte asnjëherë përkulje dhe shumica e njerëzve do të infektoheshin,” tha Gates në Fox News të Dielën. “Na është dashur të përdorim karantinën, e cila është një gjë e vjetër nga koha e murtajës, si mjeti ynë kryesor,” shtoi ai. “Për fat të mirë, nëse e përdorim mjaft mirë, deri në fund të këtij muaji duhet të fillojmë t’i shohim ato numra të niveluar.” Gates shtoi se “gjërat nuk do të kthehen në normalitet derisa të kemi një vaksinë që do të mbërrijë në të gjithë botën“, duke theksuar se, ndërkohë, siç ka ndodhur në Kinë, “do të ketë hapje të pjesshme” të aktiviteteve.

Sipas super virologut amerikan Anthony Fauci, kreu i grupit të task forcës i ngritur nga Presidenti Donald Trump, koronavirusi, pa një vaksinë, ka të ngjarë të bëhet sezonal si gripi. Siç raporton agjencia  Agi, kjo është ajo që ka konfirmuar eksperti në një intervistë të lëshuar për CBS. “Në qoftë se nuk mund ta zhdukim atë globalisht, ekziston një shans i mirë që do të marrë një natyrë sezonale,” tha Fauci. “Duhet të përgatitemi për faktin se me sezonin e ardhshëm te kete një ringjallje duke pare se nuk ka të ngjarë – nënvizoi ai – të jetë e mundur ta fshimë nga faqja e dheut“. Hapat përpara në frontin e vaksinës bëjnë që të shpresohet se koronavirusi mund të mposhtet në të ardhmen e afërt.

VERITAS.COM.AL