Ambasadori i SHBA në Tiranë, zoti Donald Lu ka folur sot para një audience të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar dhe në praninë e agjentëve të FBI që sapo kanë mbërritur në Shqipëri në një mision kund krimit të organizuar.

Më në fund , para rezistencës së politikës qeveritare shqiptare për të mos i dorëzuar kriminelët, ai e ka vënë vetë gishtin mbi emrat më të rrezikshëm të lidhjes së politikës me krimin.

Ambasadori Lu ka thënë se Shtetet e Bashkuara ka një plan për të ‘çliruar’ kombin shqiptar nga krimi i organizuar, sepse populli shqiptar “e meriton këtë”.

“Ky plan veprimi tregon se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Ai tregon se organet e drejtësisë kanë dështuar kundër grupeve kriminale dhe Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Kujtoni rastet e Ndokës, Frrokut… Ky problem ka një kosto për politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit”, tha Lu.

“SHBA pret që të luftohet kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve me politikanë të fuqishëm. Asnjë nuk është i paprekshëm. Në gjuhën shqipe “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri të hamë “peshkun e madh”, përfundoi ambasadori i SHBA.

Veritas.com.al/