(Salah Sarsour (majtas) me Linda Sarsour (djathtas) në konventën e MAS-ICNA- marrë nga Facebook)/
Linda Sarsour, një nga organizatoret e Marshimit të Grave që u zhvillua kundër Trump në Washington D.C, është e lidhur me një konventë të gjerë Myslimane të Çikago. Ajo është kapur duke pozuar për foto me një të akuzuar si financues të grupit terrorist Hamas.
Sarsour, kreu i Shoqatës Arabe- Amerikane në New York sipas programit të Shtëpisë së Bardhë të Obamas “Kampionët e Ndryshimit,” ka folur të paktën në 15 konferenca vjetore mbi Shoqërinë Myslimane Amerikane dhe Rrethin islamik në Amerikën e Veriut.
Ndërsa në foton më poshtë, ajo është fotografuar duke pozuar me Salah Sarsour,një anëtar i Shoqërisë Islamike në Milwaukee dhe ish operativ i Hamas, i cili u burgos në Israel në vitin 1990 për vepra të dushuara në grupin terrorist.
Salah Sarsour, e cila është edhe anëtare e Myslimanëve Islamik për Palestinën, ka shërbyer edhe si bodyguard i Sumeyye Erdogan Bayraktar, vajza e presidentit Recep Tayyip Erdogan të Turqisë.
Veritas/com.al/