Sezoni ishte i suksesshëm këtë verë në Lezhë. Mendimet se ngritja e qendrës së refugjatëve brenda portit të Shëngjinit do të dëmtonte turizmin, i la vend heshtjes.
Shumë prej pushuesve as që e kanë vëne re se çfarë po ndodh brenda portit të Shëngjinit. Refugjatët nuk bëjnë përshtypje, pasi pushuesit në Shëngjin ndeshen çdo ditë me ta, pasi në këtë zonë vazhdojnë të qëndrojnë refugjatët afganë.
Ka edhe prej atyre që për herë të parë mësojnë së në Shëngjin do te vijnë refugjatë, por e konsiderojnë normale.
Edhe brenda portit asgjë nuk ka ndryshuar. Diçka ndryshe është hyrja e dalja e autoriteteve italianë që janë vendosur brenda qendrës se pritjes, por gjithçka tjetër ishte siç ka qenë.
Janë kuriozë të shohin anijet kur të vijnë pasi do ju kujtojë largimet e shqiptarëve nga Shëngjini pak më shumë se tre dekada më parë.
Qendra e pritjes së refugjatëve afrikane në Shëngjin do te ketë monitorim të dyfishtë.
Autoritetet italiane nga njëra anë dhe punonjësit e sigurisë së portit jashtë murit rrethues të hekurt që ka të instaluara dhe sisteme alarmi do të mbajnë te sigurte këta refugjate deri në zhvendosjen e tyre në Gjadër.