A. R.

Për gati dy vite Adriatik Lapaj erdhi vërdallë Shqipërisë duke promovuar garën. Edhe në zgjedhjet e 11 Majit ai promovoi skemën e familjarëve si garanci që mandatin do ta merrte lista e hapur. Madje edhe kur nisi konflikti me Endrit Shabanin, argumenti i Lapajt ishte se lufta e tij ishte për parimet. Ai zotohej se nuk po luftonte për mandatin e tij, por për listën e hapur.

Mirëpo sot ai i suprizoi të gjithë dhe i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që mandati të mos i shkonte listës së hapur, por t’ia jepte motrës së tij Kleana Xhuveli, e cila ishte futur në listën e mbyllur si garanci.

Pyetja tani shtrohet: Me çfarë guximi Lapaj i kërkoi Kolegjit që t’ia kalonte mandatin motrës së tij, ndërkohe që votuesit nuk kanë votuar për të, por për kandidatët e listës së hapur?

Kjo është hera e dytë në keto zgjedhje që Lapaj dredhon nga ajo që ka premtuar publikisht. Publiku ende i ka të freskëta zotimet e tij se po të merrnin një mandat ai do të jepte dorëheqjen, pasi ai nuk po luftonte për një karrige deputeti…

A. RADA

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *