( foto: AP/Getty Images)/
Nga: John Binder, reporter për Breitbart News
Zonja e Parë Melania Trump ishte e gjitha ‘class’ në Paris, Francë, të shtunën ndërsa ajo dhe Presidenti Donald Trump vizituan Presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte Macron, për të përkujtuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Zonja Trump arriti për tu takuar me zonjën Macron në Paris duke veshur një fustan elegant navy të errët te pasareles, Bottega Veneta ,me dorashka lëkure të zeza, një krehje franceze twist, dhe këpucë te zeza elegante me lekure gjarpri të stilit skarpina, te Christian Louboutin.
Fustani i Bottega Veneta është nga koleksioni i pasareles italiane Vjeshte 2017 i markes se luksit ndërsa skarpinat me lekure gjarpri Louboutin janë të preferuarat nga garderoba e Zonjës se Parë.
Pamja elegante e zonjës Trump komplimentoi stilin e famshëm prej kukulle (baby doll) të zonjës Macron, ndërsa ajo mbante një të sipërme dhe fund blu marine- me shume gjasa nga Louis Vuitton – me një palë skarpina kamoshi ngjyre blu te erret.
Ish modelja Sllovene i bëri homazh Christian Dior vitin e kaluar kur vizitoi Parisin, Francë,dhe gjithashtu duke mbajtur një krehje te tipit French twist.
Kur zonja Trump mbërriti në Francë të premten në mbrëmje,ajo e ka lene Air Force One në një pallto të zezë Burberry,kepuce me taka te holla të zeza dhe një cante krokodili Hermes – nga të cilat ajo ka shumë – që shiten për më shumë se 20,000 dollarë.Luksi i cantes e bën atë thjesht të padisponueshem për konsumatorin mesatar.
Ndërsa linte Shtëpinë e Bardhë për në Paris të premten në mëngjes, zonja Trump ka vazhduar simpatinë e saj për palltot me cohe te leshte dhe flanele skoceze , duke lëkundur një pallto Burberry bardhë e zi shahu. Në Halloween, zonja Trump veshi një pallto të verdhë të leshte nga Bottega Veneta
Zonja Trump shoqëroi pallton Burberry me cizme lëkure vici të gjata deri te gjuri te zeza të Christian Louboutin. Çizmet,të cilat shfaqin një këmbë pak të dukshme,shiten për rreth 1.295 dollarë.
VERITAS.COM.AL/