Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre historik në Kinë.
Udhëheqësit e SHBA-së, Kinës dhe Rusisë po takohen në margjinat e samitit të APEC-ut në Shenzhen.
Para takimit, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja dhe Kina dëshirojnë të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Po kërkojmë të ndihmojmë në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Do të doja ta shihja atë të përfundonte dhe mendoj se mund të flas në emër të të dyve”, tha Trump.
Deklarata e tij erdhi para takimit të parë trepalësh të këtij formati, të cilin Pekini e ka paraqitur si një përpjekje për “paqen botërore”.
Trump shtoi në agjendë edhe një takim të veçantë me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i tyre i parë që nga bisedimet në Alaskë vitin e kaluar, të cilat nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për uljen e tensioneve dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.
Komente