(FOTO: Ministri Beqja)

Akoma nuk janë të qarta skenat reale çfarë ndodhi, sepse dikush ka “luajtur” me kamerat televizive. Deputeti socialist (rebel- njëkohësisht) ka filmuar prapaskenën dhe ka thënë se së shpejti ua dërgon mediave.

Por sherri lidhur me ministrin Beqja ka qenë jo i vogël. Madje drejtuesja e seancës, nënkryetarja Leskaj është detyruar të ndërpresë edhe seancën në Kuvend.

Deputetët e PD nuk e kanë lejuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja të flasë në foltoren e Kuvendit. I cilësuar si simbol i korrupsionit, Beqaj ka shkaktuar një reagim të fortë të opozitës kur ka provokuar duke  dalë të flasë në Kuvend.

Në kulmin e tensionit, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, është detyruar të ndërpresë seancës dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe një konfrontim mes ministrit Beqaj dhe deputetëve të PD.

Me rifillimin e seancës, nënkryetari i grupit të PS, Balla,  akuzoi kreun e grupit demokrat Edi Paloka se ka qëlluar me grusht ministrin Beqja. Për këtë ka kërkuar mbledhjen e kryetarëve.

Ja edhe video e postuar nga deputeti Ndoci:

Veritas.com.al/