Politikani më radikal i Ballkanit, Vojslav Sheshel është paraqitur më i qartë dhe më menjdehuapur se politikanët e tjerë aktualë në Serbi dhe në Shqipëri, kur ka bërë një deklaratë për tifozin e futbollit, Ballist Morina.

“Po ç’na duhet Ballisti në Serbi?!- paska thënë ai. Apo për të turbulluar ujëra?”

Kreu i Partisë radikale serbe, Vojsllav Sheshel ka folur ditën e sotme në lidhje me arrestimin e Ballist Morinës.

Sheshel ka thënë se arrestimi i Morinës nuk na duhet asgjë, “do ta mbajmë 5 ditë në burg dhe do ta përzëmë në Shqipëri”-ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Po prisja këtë vendim të çoroditur dhe të pavlerë. Çfarë do të bëjë Morina në Serbi, përveçse për të sjellë kaos në Kosovë dhe Preshevë? Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që kanë trafikuar organe, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi.

Nëse ekstradohet, apeloj që gjykata t’i japë një dënim maksimumi prej pesë ditësh dhe duhet t’i ndalohet hyrja në Serbi për të paktën 10 vjet. Kështu ai duhet të shkojë menjëherë në Shqipëri”-ka deklaruar Sheshel.

Politikane ne Tirane dhe ne Beograd jane angazhuar ne nje maratone deklaratash te cuditshme mbi nje tifoz si Ballisti.

Veritas.com.al/