Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një deklarate për shtyp ka publikuar një video ku duket dëshmitari, i cili ishte duke biseduar me Agron Xhafajn. Basha gjatë fjalës së tij tha se Qeveria u kujdes të largonte kriminalin nga vendi dhe të shantazhonte dëshmitarin

Basha:

Skenari i dyshes Rama Xhafaj është ky, moho përgjimet. Kap josh dhe ekzekuto dëshmitarin dhe familjen e tij. Katër akuzo dhe kërcëno opozitën. Ky skenar ka dy qëllime. Mbrojtja e Gon Xhafajt të kapur në flagrancë nga trafiku i drogës. Gon Xhafaj është përcjell me nderime policore. Qëllimi nuk është vuajtja e dënimit për veprën e kryer në vitin 2002, por është për të krijuar alibinë se prokuroria e Ramës dhe se policia e Xhafës nuk e marrin dot në pyetje dhe se procedojnë dot penalisht. Në vend të këtyre detyrimeve, sadopak normal, policia Xhafaj dhe prokuroria Rama-Marku, po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit. Qëllimi final është komprometimi i me çdo kusht i dëshmitarit. Presioni mafioz është prova më e qartë e rënies së shtetit të trafikut të drogës me dyshen Rama Xhafaj…. Ky vendi ynë Shqipëria, është i vetmi në botë që në vend të arrestojnë kriminelin në flagrancë, marrin masa për ta larguar me urgjencë nga vendi. Ky është i vetmi vend në botë, ku në vend arrestimit të kriminelit, policia e prokuroria janë vërsulur dëshmitarit dhe jo kriminelit, si dhe Partisë Demokratike. Nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i ministrit të brendshëm, shefit qeveritar të policisë, nuk do kishim të gjitha këto mbrojtje për krimin. Xhafaj është ende ministër i brendshëm që po zbaton skenarin… Fatmir Xhafaj dhe Rama gënjyen dje shqiptarët kur e quajtën gënjeshtër këtë përgjim, edhe pse që të hënën e dinë shumë mirë, ashtu siç dinë shumë mirë dëshmitarin, që po e kërcënojnë, joshin, e shantazhojnë.

FJALËT E DËSHMITARIT:

Dëshmitari X quhet Albert Veliu

Dëshmitari: Në vitin 2000 punova në Itali me grupin e Agron Xhafajt.

Dëshmitari: Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare

[Dëshmitari: E takova për ti kërkuar ndihmë për të cuar hashash në Itali

Dëshmitari: Agroni më coi te Ermali

Dëshmitari: Agroni komandon Vlorën

Deshmitari: ate pune ka bere, e ben edhe tani

Dëshmitari: Ka miqte e tij qe hedhin malle ne Itali

Dëshmitari: Agroni kishte lidhje me Drejtorin e Policisë së Vlorës

Dëshmitari: Nuk kisha frikë nga policia. Rrugët ishin të hapura.

 

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1846716602076287/?t=1741