Komisariati Nr. 1 në bashkëpunim me agjentët e BKH i kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme gjatë seancës plenare të së enjtes.
Ndryshe nga herën e kaluar, referimi nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.
Mësohet se ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike.
Më herët, gjatë incidenteve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.