Dje në orët e para të natës, rreth 21.30, policia ka marrë një njoftuar se në fshatin Xibër ishte shkëputur një masiv shkëmbor dhe kishte rënë mbi një banesë.

Në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç. Për pasojë, i zoti i shtëpisë B.T., ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Në banesë ndodhej e gjithë familja, por nuk ka të dëmtuar të tjerë.

Veritas.com.al/