“Shkodra Elektronike” u shpall fituese e edicionit të 63-të të “Festivalit të këngës” në RTSH me këngën “Zjerm” e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës Eurovision për vitin 2025.
Në vend të dytë në garë u rendit Elvana Gjata me këngën “Karnaval”, e ndjekur nga Alis me “Mjegull”.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, kënga fituese u përcaktua përmes votave të jurisë, diasporës dhe votave me SMS brenda vendit, të cilat u mblodhën bashkë.
Një pjesë e mirë e votave të jurisë shkuan për këngën “Zjerm”, ato të diasporës renditën Elvana Gjatën me këngën “Karnaval” në vend të parë, ndërsa ajo që përcaktoi edhe fituesin ishin votat me SMS brenda vendit.
Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku. Elvana Gjata arriti të marrë vendin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.
Eurovision Song Contest 2025 do të zhvillohet këtë vit në Zvicër, në datat 13-17 maj.
Komente