Gazeta “Koha Jonë” shkruan sot se prokuroria po bën gati dosjen e arrestimit të një ministri.
Sipas kësaj gazete, arrestimi do të ndodhë gjatë ditëve të evropianit. “Prokuroria e Përgjithshme është në sulm kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ka në dorë dy dosje “bombë”, të cilat do ta bëjnë “Euro 2016” edhe me të këndshëm , shprehet një burim i besuar në Prokurori. Mësohet se janë në prag arrestimi një ose dy ministra të Qeverisë Rama dhe një ish-ministër i kohës së Berishës.
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka dhënë urdhër të prerë që asnjë tërheqje apo lëshim ndaj fenomenit të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, kushdo qoftë. Edhe Kryeministër! Një mori prokurorësh kanë punuar ditë e natë për dokumentimin e shpërdorimit të detyrës për një ministër të qeverisë Rama.
Ndërsa për ministrin tjetër të kabinetit, dosja tashmë ka marrë formë zyrtare e ku pritet që Kryeprokurori i Republikës të firmosë. Ka patur tensione të mëdha këto ditë mes politikës dhe prokurorisë. Burimi nga organi i akuzës tha si me humor se “tani nuk dalin nga asnjë rrjet, pasi e kemi me fije platini “rrjetën e peshkut” dhe janë brenda duke bërë qarkun, po në rrjet”.
Cili ministër arrestohet gjatë “Euro 2016”?
Emri është në tavolinën e kryeprokurorit të Republikës”, shkruan “Koha Jonë”, gazeta që drejtohet nga Nikoll Lesi.