Reshjet e rënda e të pandërprea që dje e gjatë ditë së sotme, kanë krijuar një gjendje të rëndë në Kurbin; Milot, Laç dhe fshatra rrotull.
Alarmi se rreziku gjatë natës është prezent, u dha në orët e vona të mbrëmjes sonte. Në drejtim të zonës së rrezikuar janë nisur edhe forcat e ushtrisë. Pritet dita e nesërme në mëngjes me shpresë se nuk do të ndodhë përmbytja. Nesër, sipas Shtabit të emergjencës, do të dërgohen mjete të rënda për të pstruar kanalet dhe përrenjtë.
Prefekti i Lezhës, zoti Ndreca, tha për mediat se janë evakouar 20 familje deri tani dhe pritet të largohen të tjera.
Më të rrezikuarat janë qyteti i Laçit, Miloti, fshatrat Mal i Bardhë, Gjormë dhe Shullaz.
Ministri i Bujqësisë, Panariti, i cili foli nga vendi i ngjarjes, tha se “nuk kemi dalë nga rreziku, do të ketë përsëri reshje”. Vetëm brenda ditës janë shënuar 110 mm shi, “aq sa për një muaj”- tha Ministri i BujqësisëSipas informacioneve, rrezikohen 50 familje, në qoftëse ujërat do të shpërthejnë argjinaturat e përrenjve dhe të lumenjve. Nga përmbytjet janë të rrezikuara edhe 100 hektarë tokë.
Nuk dihet nëse banorët e rrezikuar do të evakuohen gjatë natës.
/ Veritas.com.al/