Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e dy bombolave me helium në një dyqan eventesh. Sipas policisë. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, që është një argjendari.

Raportohet se janë 4 të plagosur, 3 prej të cilëve janë një banor që kalonte rastësisht dhe dy vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe njofton se të dëmtuarit janë shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Veritas.com.al/