Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se ditën e sotme do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, në intervalin orar 09:00–10:00.

Shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës.

Shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës.

ARRSH bën me dije se procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, pasi gjatë orarit të punimeve mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *