New York- u trondit sot nga një shpërthim terrorist me bombë nga një sulm që mendohet i frymëzuar nga ISIS. Shpërthimi ndodhi në stacionin hekurudhor afër ‘Times Square’.
I dyshuari, i quajtur, Akayed Ullah nga Bangladeshi, 27 vjeç, kishte rrethuar trupin e tij me lëndë shpërthyese teksa ecte drejt Terminalit ‘ Port Authority Bus’.
Ora e shpërthimit, e përcaktuar në 7.20am në mëngjes është përshkruar si një përpjekje sulmi nga policia.
Ish komisionari i Policisë së New York-ut, Bill Bratton i tha MSNBC se i dyshuari ishte frymëzuar nga ISIS, një detaj që policisë i duhet ta konfirmojë.
Policia thotë se i dyshuari ka plagosur veten pasi bomba shpërtheu në nyjën e transportit.
Një foto e të dushuarit e tregon atë të shtrirë përdhe me rroba të hequra dhe me prerje në trup.
Veritas.com.al/