
Katër persona, përfshirë një fëmijë, janë dërguar në spital pas një shpërthimi në një kompleks apartamentesh në Hagë, që çoi në shembjen e një pjese të ndërtesës. Shpërthimi në lagjen Mariahoeve ndodhi rreth orës 06:15. Banorët thonë se dëgjuan një zhurmë të fortë dhe njerëz duke bërtitur.
Blloku trekatësh në formën e një L kishte dyqane në katin përdhes dhe apartamente sipër. Sipas mediave vendase, shërbimet e urgjencës kanë frikë se deri në 20 persona mund të ishin brenda.
mediave vendase, shërbimet e urgjencës kanë frikë se deri në 20 persona mund të ishin brenda.
Ende është e paqartë nëse shpërthimi ishte i qëllimshëm apo aksidental por sipas Telegraf policia është në kërkim të një automjeti që është larguar me shpejtësi menjëherë pas shpërthimit në Hagë.