Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur sot në mëngjes mes orës 5 dhe 6, në të zbardhur pranë kompleksit sportiv Dinamo dhe kopështit botanik në kryeqytet.

Palestra ku është vendosur tritoli thuajse është shkatërruar. Atentatori, me sa duket, ka zgjedhur orën më të mirë ku nuk rrezikoheshin njerëz. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.

Palestra ku u vendos tritoli ndodhet në pronësi të Pëllumb Brarit, i cili ka deklaruar se nuk ka armiqësi dhe konflikt me askënd.

Policia që po heton ngjarjen ka shprehur dyshimin se tritolin e ka vënë dikush i mërzitur nga zhurmat që sjell palestra gjatë periudhës kur aty stërviten njerëz.

Disa herë ka pasur ankesa për zhurmën, nga banorët, por që nuk kanë marrë kurrë zgjidhje. Policia që ndodhet në vendngjarje kishte shansin të mos ndodhej në këtë ngjarje, por të zgjidhte ngjarjen burimore që është zhurma e padurueshme që shqetëson banorët.

/Veritas.com.al/