Shpërthimi ka goditur një spital në krahinën turke Mardin, ndërsa raportohet se rreth 50 persona janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi në një spital në qytetin Kiziltepe, që ndodhet në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë. Shtëllunga tymi mund të shihen në fotot e postuara në rrjetet sociale.

Sipas CNN turk, shpërtheu një automjet policie që ishte parkuar pranë spitalit. Gjithashtu raportohet se, janë dëgjuar edhe të shtëna.

Ky rajon i Turqisë është populluar kryesisht nga kurdët