Gjatë patrullimit të hapësirës detare, shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin janë njoftuar se një shtetas kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në ujë, për shkak të përmbysjes së mjetit lundrues.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, punonjes te shërbimeve kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë turisti nga Italia, për shkak të përmbysjes nga era të varkës me vela.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore