
Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Rama ka mirëpritur në Pallatin e Brigadave ekipin e deputetëve të rinj që do të jenë pjesë e Kuvendit në 4 vitet e ardhshme.
“Përmes reformave të vonuara në vite, mbi të gjitha pavarësinë e drejtësisë. Duke marrë parasysh edhe rrezikun e rënies së qeverisë për shkak të reformës në drejtësi, hapën rrugën e pastrimit të kanaleve të drejtesisë. Në mandatine dytë na u dha mundësi e madhe për vazhdimin e qeverisë me tërmetin dhe pandeminë, e bën mandatine dytë ekzistencial për tu ringritur mbi gërmadhën. Në fund Shqipëria doli më e fortë dhe unë besoj se ai mandat forcoi dhe karakterin tonë.
Në mandatin e tretë, Shqipëria u ngrit më lart, vendi u ngrit nga një vrimë e zezë në një destinacion europian. Mbledhja e komunitetit europian ishte si një vulë. Mandati e katërt është një histori më vete dhe nëse në familjen tonë të madhe fitorja matet me mandatet historike, për ne mandati i katërt duhet të matet me barrën e përgjegjësisë që populli e hodhi në supet tona.
Ky mandat është një amanet që vjen nga shumë lart dhe që ne duhet ta çojmë në vend. Për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majë. Ne duhet t’ja caktojmë vetes si individ, pastaj sis skuadër peshat që duhet të mbajmë me doemos, për ta udhëhequr me forcën e shembullit të gjithë armatën e betejës për histori.
Për ata që humbën garën personale, për mandatin e deputetit i mirëkuptoj. Nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës në një eksperiencë të re në një vend tjetër pune, si fitues të mandatit historik të 11 majit atëherë do të jenë të dobishëm per PS dhe Shqiperine. Dhe nëse do të dëshirojnë të rikthehen në Kuvend do të mund të garojnë sërish. ” RAMA, PS, ZGJEDHJE
Komente