(FOTO: I dyshuari ka kapërcyer gardhin rreth mesnat- tha Shërbimi Sekret)/
Një burrë u arrestua të shtunën pasi u kap duke prishur një copë të gardhit rrethues të Shtëpisë së Bardhë; ai mbante në kurriz një çantë- raporton Shërbimi Sekret.
Dëmtimi i gardhit ndodhi të premten në mesnatë ,kur vetë presidenti Trump ndhej brenda Shtëpisë së Bardhë.
Ky njeri i bezdisshëm u arrestua pa incidente; në çantën e shpinës nuk iu ghjetën materiale të rrezikshme.
Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit për Sigurinë, John Kelly, u prononcuan mbi incidentin.
Shërbimi Sekret tha se agjentët kërkuan në vendin ku kishte gërmuar personi i dyshuar, por asgjë e rrezikshme “që ka lidhje me sigurinë” nuk u gjet.
Njeriu i dyshimtë ka hyrë në oborr duke kapërcyer gardhin e perimetrit, që zakonisht ruhet nga policia lokale.
Në vitin2014, një 42-vjeçar, Omar Gonzales bëri të njëjtën gjë në anën veriore të derës portik të ndërtesës, i armatosur me një thikë 3.5 inch (9 cm).
Ai ishte arrestuar menjëherë sapo kishte kaluar derën, sipas agjentëve të Shërbimit Sekret.