Shtëpia e Bardhë ka deklaruar urdhrin për ndalimin zyrtar të njerëzve trangender nga shërbimi ushtarak, duke pasuar politikat e Donald trump që shkaktuan përplasje vitin e kaluar nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe nga shefat e mbrojtjes në Shtetet e bashkuara.

Pavarësisht nga kundërshimet e zyrtarëve të ushtrisë dhe rregullave aktuale mbi ndalimin, të cilat grupet e të drejtave të LGBT i kanë hedhur në gjyq, një memo nga sekretari i mbrojtjes i shpërndarë të premten vonë, thotë se njerëzit ‘trans’ janë “të diskualifikuar nga shërbimi ushtarak përveç disa përjashtimeve të vogla në rrethana të caktuara”.

Memo nuk përmendi ndonjë përjashtim të mundshëm, por tha se sekretari i mbrojtjes dhe sekretari i sigurisë kombëtare “mund të ushtrojnë autoritetin e tyre për xbatimin e politikave të përshtatshme në lidhje me shërbimin ushtarak nga individët trangender”,sipas ‘The Guardian’.

Veritas.com.al/