Nga: Agim Xhafka/
Dje,në pervjetorin e Spaçit mësova për një sjellje të çuditshme të Meleqit me gruan e tij, në diktaturë.
Meleqit iu burgos i vëllai. Qysh atë ditë askush nuk i shkelte në shtëpi. As kushërinjtë, as shokët e punës, as komshijtë. Po kështu nuk vinin edhe ata të Lirijes, gruas së tij.
Pas disa javësh ai gjeti një zgjidhje psikologjike. Hapi derën, doli jashtë e i tha gruas, që ngeli brenda në apartament.
-Mbylle me çelës,Lirije!
Trak, trak,-u dëgjua. Më pas ai trokiti fort,tak,tak,tak.
-Kush është, – pyeti gruaja.
-A pranoni miq, o e zonja e shtëpisë?- bertiti Meleqi
-Po, po, -tha Lirija e çeli derën.
U takuan, u përqafuan të dy dhe shkuan në kuzhinë me pyetjet standarte:
-Si i ke nga shtëpia? Si janë kalamajë? Si e ke burrin? Po gruan?
Kaq u pëlqeu kjo shfaqje sa nisën ta bënin çdo ditë. Një herë trokiste Meleqi tek dera e vet, të nesërmen Lirija. Gëzoheshin se nuk u rrinte shtëpia pa njerëz e pa miq…Plot shyqyr, plot…
Veritas.com.al/