Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence komunikoi krijimin e një forcë të re te armatosur ne hapësirë (“Space Force “) Brenda vitit 2020 për të garantuar sigurinë e popullit amerikan

Nga: Manuel Glauco Matetich /

Shtetet e Bashkuara ne pushtimin e hapësirës me një trupe të re ushtarake të marinsave yjore.

Ja vullneti dhe vendimi i marrë nga administrata Trump,qe njoftoi këtë mëngjes krijimin e “Space Force “ (Forcës Hapësinore), një komandë e re ushtarake që do ti sigurojë Shteteve te Bashkuara “dominimin e hapësirës” për “të mbrojtur (më tej) Amerikën” siç ka deklaruar vetë Donald Trump.

Formimi i kësaj  “Space Force ” do të rrisë fuqinë ushtarake të Uashingtonit, siç urdhërohet nga presidenti I flamurit me yje dhe vija, dhe do të kompletojë degën e gjashtë të forcave te armatosura amerikane, duke ju shtuar ushtrisë, aviacionit, marinës, trupave te Marinsave dhe Rojës Bregdetare Amerikane.

“Ka ardhur momenti për të shkruar kapitullin e ardhshëm në historinë e forcave tona të armatosura, për te përgatitur fushën e betejës tjetër”, tha zëvendës presidenti amerikan Mike Pence. “Ka ardhur koha për të vendosur Space ForceShteteveBashkuara. Hapësira ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore në një gjeneratë “,ka deklaruar Pence në një fjalim në Pentagon.” Sot, vende të tjera po përpiqen të shkatërrojnë sistemet tona të vendosura në hapësirë dhe të sfidojnë supremacinë amerikane si kurrë më parë. ”

Zëvendës presidenti i SHBA-ve ka konfirmuar se projekti ” Space Force ” do të fillojë tashmë në muajt e ardhshëm. Qëllimi është të krijojë këtë forcë të re të armatosur  hapësinore deri në vitin 2020, date që përkon me përfundimin natyral të mandatit presidencial të Donald Trump. Kërkesa e avancuar e Mike Pence për Kongresin Amerikan është që të miratojë një buxhet shtesë prej 8 miliardë dollarësh në pesë vitet e ardhshme.

Në këto orë stafi i Presidentit Trump ka shpallur një konkurs online për të zgjedhur logon e forcës së re të armatosur të hapësirës. Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur kështu të shkëlqejnë edhe në një fushë beteje të re ushtarake: Luftërat yjore.

Veritas.com.al/