Shuhet në moshën 88-vjeçare sopranoja Luiza Çako Papa . Bashkëshortja e ikonës së muzikës operistike Gaqo Çako, dhe nëna e kantautorit të njohur, Pirro Çako.

Ajo la pas një kontribut të vyer në kulturën muzikore, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Rrugëtimin e nisi herët. Studimet e para të kantos i mori, bashkë me bashkëshortin e saj të ardhshëm, nga e madhja Jorgjie Truja, në Liceun Artistik të Tiranës Jordan Misja.

Falë talentit, fitoi bursë për studime në Bashkimin Sovjetik e më pas edhe në Rumani. Mirëpo, për shkak te biografisë i ndërpriten studimet. Ajo nuk u dorëzua: nisi punë në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku debutoi në rolin e Aninës (shërbëtorja e Violetës) në “La Traviata”.

Më pas punoi me përkushtim të madh dhe fitoi përsëri të drejtën e studimeve në Moskë. Por fati nuk ishte me të: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik u ndërprenë dhe Luiza u rikthye në Tiranë në vitin 1961, pas vetëm dy vitesh studime.

Megjithatë, ajo arriti të realizojë një galeri rolesh të paharrueshme, duke mbetur një nga figurat më të dashura të operës shqiptare:

“La Traviata” – roli i Florës, “Cavalleria Rusticana” – roli i Lolës, “Don Pasquale” – roli i Norinës, “Mrika”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *