Një akuzë e rëndë është publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha në rrjetin e tij social ku sipas një informacioni konfidencial që disponon ai, bëhet me dije se Ministri i Bredshëm Saimir Tahiri zhvillon takime periodike në qelitë e paraburgimit me Emiljano Shullazin.

Berisha sqaron në statusin e tij se “burime nga drejtoria e burgjeve dhe policia kriminale informojne: Saje qorri zhvillon takime te rregullta javore, koke me koke ne nje dhome te veçante me Milin e partise. Keto takime zgjasin rreth 1.5 ore. Ne takimin e fundit oficeri dixhital informon se Edvin Shullazi i ka premtuar Milit te Partise lirimin e tij nga burgu brena 4 muajve te ardhshem. Oficeri dixhital informon gjithashtu se Milit te Partise i jane siguruar disa sherbime te rezervuara ne kesi rastesh vetem per vipat me trajtim special duke shkelur rregullat e caktuara per sjelljen dhe qendrimin ndaj personave ne paraburgim apo burgim”.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha

Edvin Shullazi dhe Saje qorri ne kontakt te rregullt me Milin e Partise!

Te dashur miq, burime nga drejtoria e burgjeve dhe policia kriminale informojne:
Saje qorri zhvillon takime te rregullta javore, koke me koke ne nje dhome te veçante me Milin e partise. Keto takime zgjasin rreth 1.5 ore. Ne takimin e fundit oficeri dixhital informon se Edvin Shullazi i ka premtuar Milit te Partise lirimin e tij nga burgu brena 4 muajve te ardhshem.

Oficeri dixhital informon gjithashtu se Milit te Partise i jane siguruar disa sherbime te rezervuara ne kesi rastesh vetem per vipat me trajtim special duke shkelur rregullat e caktuara per sjelljen dhe qendrimin ndaj personave ne paraburgim apo burgim! sb