Më shumë se 50 vetë janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur pasi treni u sul drejt turmës së njerëzve afër Amritsar në qytetin Punjab të Indisë Veriore- thapolicia për BBC.
Viktimat ishin duke qëndruar në binarët e hekurudhës duke ndjekur festimet për festivalin Hindu të Dusshera, thanë dëshmitarët okularë për BBC në Punjabi.
Ata nuk e dëgjuan trenin qqë po afrohej teksa po shikonin fishekzaret që kishin mbushur portretin e mbretit demon Ravana që po digjej.
Zyrtarët thanë se prioritet tani është që të plagosurit të dërgohen sa më shpoejt në spital.
Fotot e transmetuara nga disa medie sociale tregojnë trenin që vjen me shpejtësi dhe godet turmën.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, sipas orës lokale (13:00 GMT), tha korespondenti lokal i BBC, Ravinder Singh Robin.
Pak minuta më parë se të ndodhte, turmave që po shikonin fishekzaret u është kërkuar nga organizatorët që të largoheshin nga shinat e hekurudhës- thanë reporterët.
Treni që shkaktoi tragjedinë po lëvizte nga Jalandhar për në Amritsar.
Veritas.com.al/