Besohet se ajo vdiq nga një atak në zemër, por kjo ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, Departamenti i Zjarrfikësve i Nju Jorkut tha se mjekët iu përgjigjën një thirrjeje nga banesa e saj për një arrest kardiak
15 Korrik 2022
Ivana Trump dukej e lodhur dhe nuk porositi sasinë e zakonshme të ushqimit në restorantin e saj të preferuar vetëm disa orë para se të gjendej e vdekur në fund të shkallëve, është thënë.
73-vjeçarja u gjet brenda shtëpisë së saj në Manhattan rreth orës 12:40 pasdite pasi dikush telefonoi 911 për të raportuar se një person, që besohet të jetë zonja Trump, po vuante nga arresti kardiak.
Ish-bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Donald Trump vizitoi restorantin e saj të preferuar, Altesi Ristorante, një ditë para se të vdiste dhe pronari i tij tha se edhe pse zonja Trump shfaqej me humor të mirë, ajo ishte gjithashtu më e lodhur se zakonisht.
“Jam shumë i pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York City”, tha Donald Trump në një postim në platformën Truth Social.
Pavarësisht deklaratës së familjes Trump dhe postimit të ish-presidentit që nuk përmendi shkakun e vdekjes së saj tragjike, një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut tha se ajo u gjet e vdekur në shkallët brenda banesës së saj, por nuk ishte nën rrethana të dyshimta.
Pronarja e restorantit Altesi, Paola Alavian, ka thënë për The Sun se e njeh shumë mirë dhe e ka parë pothuajse çdo ditë.
“Shëndeti i saj dukej normal, dukej ndoshta pak e lodhur, por dukej në rregull”, tha ajo për vizitën para vdekjes së saj.
Alavian tha se nuk mund të mbante mend se çfarë porositi Ivana, por tha se ishte një “sasi shumë, shumë e vogël ushqimi”. Duke shtuar se ishte në gjendje të thellë shoku.
Sipas zyrtarëve të paidentifikuar të zbatimit të ligjit, vdekja e zonjës Trump dukej aksidentale dhe ajo mund të ketë rënë nga shkallët, raporton New York Times.
Besohet se ajo vdiq nga një atak në zemër, por kjo ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, Departamenti i Zjarrfikësve i Nju Jorkut tha se mjekët iu përgjigjën një telefonate nga banesa e saj për një arrest kardiak.
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë e mike e dashur”, thuhet në një deklaratë nga familja Trump.
Ajo vazhdon: “Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe e përqafoi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj rreth guximit dhe ashpërsisë, dhembshurisë dhe vendosmërisë.”
E lindur si Ivana Marie Zelníčkováin në ish-Çekosllovaki, ajo jetoi nën sundimin komunist përpara se të transferohej në Kanada në vitet 1970, ku punoi për një kohë të shkurtër si modele.
Një zëdhënës i zyrës së shefit te ekzaminimit mjekësor të qytetit të Nju Jorkut tha se ata do të hetojnë vdekjen, “por kjo është gjithçka që duhet të thotë në këtë moment.