Nga: Ndoc Bushgjoka/
Qysh ate diten e mallkuar te 29 Nentorit 1944, kur ne Shkoder, sic tregon At’ Zef Pllumi, mes pjaces , nje grup ” clirimtaresh ” moren vallen e kenduar ” Ngrije moj ngrije kemben ëë, / T’i q*** geges tëmen ëëë”/ filloi ai qe pa asnje medyshje mund te quhet genocidi ndaj popullates gege e vecanerisht ndaj katolikeve .
Kjo hyrje ex abrupto nuk duhet te çudisë askend.
Kush e beri genocidin, percarjen, varferimin,eshte pergjegjes, apo kush i thote dhe i analizon ato qe kane ndodhur e vazhdojne te ndodhin per fat te keq.
E pra qe ate dite ” çlirimtare”, ata ” çlirimtaret “, bashibozuke, injorante qe nga padituria e tyre e deri te morrat qe mbartin mbi shpine, represive haxhiqamiliste te panjerezi e te patenzone, iu versulen Kuvendit Franceskan. Grabiten librat, arkivin, studimet etj. Ca i derguan ne drejtime te paditura, disa i dogjen, te tjera i hodhen ne kanale. E per te treguar se sa te qyteteruar ishin, hoqen edhe sahatin nga kulla e kumbanores, me pretekstin” cfare i duhet shkodres sahati, kur Gjirokastra nuk ke nje te tille “. Te zene nga amoku i barbarise nxorren prej vorrit eshtrat e At’ Gjergj Fishtes dhe i hodhen ne Dri. Se dihet qe Pater Gjergji ishte istikam i qendreses antisllave, dhe Dushan Mugoshet, nuk mund ta lejonin qe Fishta te kishte as varr. Se vepra e Tij, duhej te varrosej e te mos permendej,.
Dihen aktet e pashembullta ndaj fretenve. Akte qe kurre mbi kete toke nuk kishin ndodhur dhe nuk do te ndodhin.
E ne kete situate popullsia katolike ( dhe katoliket ne veri jane e askund tjeter ne Shqiperi ), u gjend ne rrethim ushtarak. Mjaftonte nje fjale, nje kundershim sado i vogel qe njeriu, fshatari qe edhe ne koherat e turkut kishte qendruar ne liri , te behej batare nga internacionalistet, bijte e Dushanit e Stalinit. Nje gje e tille nuk ishte pare as ne endrrat me te liga. Pushkatim dhe djegje shtepish ne goje te dimnit. Keto vetem komunisto-kurveleshasit mund t’i benin.
Ne nuk e kemi bere si duhet analizen e asaj zezone. Ti digjet shtepia malesorit ne dimrin e 1945 duke i lene femijet ne mes te bores e tufanit, t’i pushkatosh te zone e shpise, dhe keto ” ne emer te popullit”. T’i marresh fshatarit misrin e pakte, dhe te detyrosh qe femijet te hane buke tallashi, keto jane ” gloriet ” e atij pushteti te ” popullit ‘. Ka ende gjalle burra e gra qe jetojne dhe e mbajne mend ate kohe zerzelje, sic mbajne mend ” senen e rracionit ” etj etj.
I mbajne mend pushkatimet, burrat qe i banin batare ne mes te popullit, apo i mblidhnin e i pushkatonin ne kisha. Nuk mund te harrohen pushkatimi i Fete Sadikut e te tjereve ne Nikaj- Mertur, apo pushkatimet ne Kishen e Abatit. E kete masaker e perjetsoj ne vaje gruaja shaljane:
” Ka ra dielli ne rreth te lterit,
Plot me gjak Kisha e ipeshkvit.
Kjofte e zeze nji kjo Parti.
Që na e vrau kete Dede Ali,”
Pushteti i Sokakut te Marreve ( te marre te tille s’kishte pa toka ), nuk mjaftoheshin me disa pushkatime, por edhe me internime, ne kushte edhe me te renda se cifutet ne kohen e nazizmit. Kusherira ime, ne internim u arnonte femijve te saj rrobat me fijet e flokut, ndersa Drande Jakja gruaja e kusherit tim Vuksan Preka, se ciles, ngaqe nuk kishte cka me i dhane me hanger i vdiq djali kerthi, e nxorri fshehtas nga varri, i mbeshtolli eshtrat e tij me to rroba te pakta qe kish dhe erdhi e i varrosi ne Mertur. Se edhe varrosja nuk lejohej.,
I lexoni dy here keto radhe te kuptoni se cfare kohe – tmerri ka qene.
Edhe pse vitet kalonin, mes nje varferie tragjike, e shtypje edhe me te rende, propoganda per ‘popullin e lumtur ” dhe ” njeriun e ri ” rriteshin me nje virulence te pashoqe. Por ne mes te asaj begatie e lumturie, pushtetit i hoxheve, sheheve, myftinjve etj etj, nuk harronte qe ne zonat tona te dergonin ne te gjitha rastet operativet filat malajt e co. Por jo vetem operativin por deri ne vitet ’80-te edhe agronome sillte nje Hodo Habilaj, ose Toger Baba (edhe ky nje kriptosigurims ) etj. Prapeseprape njerezit i respektonin si jabanxhinj. Sic ishte ne traditen e hershme te popullit.
Krejt e kunderta ndodhi, kur ne nje rast te vetem, nje djale i shkelqyer si Leke Coku u caktua ne Vlore. E vrane shtazerisht dhe nje perbindshe – deputete , njefare L. Hoxha, bertiste si e cmendur: ” me lini t’i pi gjakun “. Edhe trupin e tij, nuk deshen t’a jepnin, çka nuk ka qene tradite qe ne koherat pellazgjike e deri me sot.
Tani jep nje interviste Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, ku me plot te drejte analizon, se pse disa perfaqesues katolike jane te shenuem me gisht si kriminele, e te perfshire ne boten e krimit, dhe menjehere, na dalin ne ” mbrojtje ” te tille si Mero Baze apo mjerim – tragjike, sjelles te fatkeqesive te tipit te tij.
Ajo qe ka thene Basha eshte krejt e vertete. Eshte pare qarte ne keto kater vjetet e fundit.
Kushdo mund te pyese pse u zgjodhen ata. Ishin me te shkolluarit, me te nderuemit. Apo nuk kishte bij e bija nenash, te denje per te perfaqesuar, trevat katolike.
Jo zoterinj. Kot mundoheni te na beni budallenj. Ju na keni share, na keni perçmuar, na keni vene lloj – lloj epitetesh te padenja, dhe tani qe ju leverdis te na shfrytezoni politikisht, e prishni tipin qe keni sajuar dhe doni te na beni edhe trashamane. Ju na quani te pafisme, te rendomte ! Ju thartoni fytyren sikur keni pire nje ton uthull kur ne shqiptojme fjalen – Nanë. Ju na keni mohuar gjuhen tone ! Dhe nuk pertoni as te na poshteroni per te mohuar gjuhen qe na ka mesuar NANA.
E degjoni ate te vetshpallurin ” katolik “, se c’zhargon perdor, dhe pse e perdor. Eshte nje fjalor i turpshem. Jane ‘alpine’, thone ‘qader’, apo cader.
Le t’i themi gjerat hapur. Politikisht eshte vendosur standarti i gjuhes, dhe politika e dhunshme ka helmuar me keq edhe gjuhtaret lokaliste.
Kam pare njefare gjuhtari te ” madh ” Emil Lafe te thote se gegerishtja (shih – gegerishtja dhe jo gegenishtja, sikur edhe emrin gegëni, ai e ka pagezue ). Pra thote se gegnishtja nuk kishte tradite te shkruar, prandaj u vendos norma e toskerishtes. Me nje fjale Emil ” gjuhetari ” i eleminoi Barletin, Frangun, Engjellin, Buzukun, Budin, Bogdanin, Pashko Vasen, Gasper Merturin, Filip Shiroken, Fishten, Mjeden, Dom Ndoc Nikajn, Shtjefen Gjeçovin, At’ Justin Rroten, Ate Marin Sirdanin, Gurakuqin, Ernest Koliqin, Martin Camajn etj., etj.
Me nje te rene te lapsit ai dhe sivellezerit e tij e bene te paqene Eposin e Veriut, nje nga me te bukurit e ketij dheu.
Pse e bëne këtë, mund te thote ndokush.- Thjesht, e urrejne, eshte pergjigja e shkurter e arsyeshme. Duan te shuajne çdo gjurme te gegnishtes.
E ç’eshte perpara ketyre nje deputet ” katolik ” i zgjedhur me qiri, ne mes te shume e shume te tjereve , aty ku kishte te shkolluar, me kulture, atdhedashes, qe e duan popullin e vendin. Jo ai i “zgjedhuri “, nuk eshte gjetur me pishtarin e Diogjenit, por me qitje te larget e me hilen e Jagos. Per te mbajtur nen sund katoliket, e per ti diskredituar ata si te eger, si kriminele, si njerez te shpellave qe s’duan shtet e s’pranojne te behet shtet. Dhe s’eshte cudi qe ata deputete, apo zyrtare ” katolik “, ne vend qe te rrezatojne kulturen e krishtere demokrate, manifestojne ” ushtarin e suvorovit “. E keshtu qellimi u arrit.
Pas viteve ’90-te katoliket kryeprerë, se elita e tyre intelektuale siç thame me lart ishte kositur, u perfaqesuan ligsht. Me se shumti shkuan pas berihajt. Nuk arriten as piken minimum te trashgimise. Edhe perfaqesimi yne ne Shtetin e Vatikanit ka lene shume per te deshiruar. Me e pakta qe mund t’i kerkohej kandidatit duhej te ishte dituri te latinishtes. Ne arkivat e Vatikanit gjendet nje pjese e mire e historise se shkruar per Shqiperine. Ka pare kush ndonje hulumtim, apo ka ndonje studim te punonjesve te perfaqesise tone ne vatikan ? Deri tani jo.
Them se mungese e ngritjes se katolikeve ne nivelin e tradites, ka qene pothuajse zhdukja e meshtareve. Meshtaret katolik shqiptare kane qene me te ndriturit e botes se qyteteruar. Te vetmit qe jetuan e punun me moton PER ATDHE E FE.
Kishin shkollen me te mire ne Shqiperi. Fan Noli theksonte ne nje fjalim ne Parlamentin Shqiptar , se “jam dakort me kolegun tim Gjergj Fishta, qe qyteterimin perendimor e ka zhvilluar katolicizma. Kush nuk eshte dakort me kete le te lexoje filozofin freng Hipolit Ten (Hippolyte Taine), i cili ka qene kundershtar i kishes, por kete merite jua ka njohur ”
Meshtaret tane ishin burra shqiptare. te dale nga gjiri i popullit dhe te perkushtuar per te. Edhe nga pamja ata dallonin qe ishin shqiptare. Siç veren Edith Durhami, por edhe ndonje tjeter ata si gjithe burrat e Malesive mbanin musteqe. Edhe uratet, per te cilat letrat tona nuk flasin nje fjale, meshtaret tane i kishin shqiperuar aq bukur ne gjuhen e popullit.
E sot kujtdo mund ti kujtohet ajo fjala e famshme,- se nuk ka brenge me te madhe sesa kur kujton kohen e bardhe ne mjerësi. Kush i perfaqesonte katoliket, e kush i perfaqeson sot. Ne fillim te shekullit te kaluar perfaqesues te tyre ishin Gjergj Fishta, e Gurakuqi, Mjeda e Hile Mosi. Me i pagoji nder ta ishte Mjeda qe dinte trembedhjete gjuhe. Se kush i perfaqeson sot i nihni. Eshte marre edhe me u permende emrin.
Keshtu kalon lavdia e botes. Nga ditunaret shelbyes, te ca medioker kriminele.
Kjo eshte e qellimshme.
Pra nuk eshte as faj , as dasi, kur Basha ve gishtin ne plage.
/Veritas.com.al/