Nga: Astrit Patozi/
Sondazh mashtrues, sondazh i vërtetë, program shpëtimtar, program skandaloz, do të çoj për skrap, do të hedh në Lanë, ti tradhtar i kombit, unë hero kombëtar, qeveri e krimit, opozitë e falimentuar, më prit se të erdhi fundi, gjej vrimë ku të futesh më 26 prill.
Mos prisni gjë tjetër! Kjo do të jetë deri në fund fushata dhe oferta e të njëjtave parti me të njëjtët udhëheqës të lodhur nga koha dhe nga mëkatet e veta.
Ajo që më çudit është mungesa e fantazisë. Si ka mundësi që nuk bëjnë asnjë përpjekje të paktën për t’u dukur sikur diçka kanë ndryshuar.
Por janë duke e përsëritur 2017-ën, gati pa i hequr asnjë presje. Me të njëjtën filozofi të gjoja përplasjes finale, që do të përmbysë malet, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, me të njëjtat fytyra, që do të sjellin shpresën dhe gëzimin.
Dhe pa asnjë respekt për të paktën katër vitet, që u kanë harxhuar njerëzve nga jeta e tyre, duke u servirur të njëjtën gjellë të prishur.
VERITAS.COM.AL