Nga: ANNE JEANBLANC/

Lodhja psikologjike e lidhur me mungesën e punës apo me kualifikimin e ulët është një realitet që nuk duhet lënë në hije për të evituar dramat e ndryshme në jetë.

 

Aktiviteti është si të bësh xhiro me biçikletë. Kur ndalojmë së pedaluari, përplasemi përtokë. Është krahasimi i zgjedhur nga doktori François Baumann për të shpjeguar sindromën e rraskapitjes, një lloj lodhjeje që njihet relativisht më pak se sa raskapitja totale dhe që, sidoqoftë, mund të shkaktojë probleme.

Në librin e fundit, Épuisements*, ky mjek i përgjithshëm – pjesëtar i grupit të punës në Autoritetet e Larta të shëndetësisë rreth rraskapitjes totale dhe autor i shumë veprave rreth vuajtjes në punë – i kushton një kapitull këtij fenomeni që mund të bëjë punëtorët që punojnë me orare të zgjatura, që ëndërrojnë të kenë më pak muaj punë, plazh dhe kohë të lirë, pra më pak stres, të buzëqeshin.

Ata e kanë gabim, shprehet autori, pasi kjo formë lodhjeje psikologjike dhe emocionale e shkaktuar vetëm nga mërzia në punë nuk duhet të merret kaq lehtë. Origjinat e saj fillestare janë jashtë kuadrit të individit. Një braktisje totale e aktivitetit, pra një « vënie në qoshe », që zakonisht pasohet nga një heqje nga puna, mund të degjenerojë deri në një mërzi kronike dhe me pasoja të thella psikologjike. Të detyrosh një të punësuar të vijë çdo ditë në vendin e tij të punës kur nuk ka asgjë për të bërë, « e çon situatën në një mërzi të tillë, që zgjat më shumë se sa vetë situata në fjalë dhe duket shpeshherë sikur është e padrejtë dhe deri diku, e dhimbshme », precizon autori.

Kualifikimi i ulët gjithashtu mund të jetë një shkak. Në këtë rast, punëtori duhet të ushtrojë, me vite të tëra, një aktivitet mjaft inferior në krahasim me kapacitetin e tij. Kjo ka të bëjë shpesh me një mënyrë për të hequr qafe një punëtor « fleksibël », të palicensuar, sepse të rrallë janë ata që ia dalin të rezistojnë.

____

Lodhja, si të luftosh kundër lodhjes së përditshme, botim i  JosetteLyon, 230 faqe.

/Veritas.com.al/