Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë abuzim në menaxhimin e çmimeve, duke theksuar se institucionet kanë ushtruar mbikëqyrje të përditshme mbi tregun. Sipas saj, në baza ditore janë kryer kalkulime për çmimet e bordit, ndërsa zhvillimet në sektorë të ndryshëm kanë qenë të ndryshme, me ulje në industri dhe rritje në energjinë elektrike.

Ajo nënvizoi se prioritet mbetet rritja e prodhimit vendas të energjisë elektrike dhe sigurimi i autonomisë energjetike të vendit. Ibrahimaj shtoi gjithashtu se, krahasuar me krizën e mëparshme, Shqipëria ka përballuar një ndikim më të ulët se vendet e tjera të rajonit, pikërisht falë kapaciteteve të saj prodhuese në energji.

Në të njëjtën kohë, ministrja bëri të ditur se aktualisht po monitorohen 80 produkte të shportës ushqimore dhe se pritet ngritja e një ekipi të posaçëm për mbikëqyrje, ndërsa nuk përjashtoi vendime të mundshme në të ardhmen lidhur me çmimet bazë të konsumit, me synimin që ndikimi në inflacion të mbetet i kufizuar.

“Nuk ka pasur asnjë abuzim, pasi ne jemi kujdesur që të kishim një mbikëqyrje ditore. Në bazë ditore ne kemi kalkuluar se sa janë çmimet në bord. Industria ka pasur një reduktim, në energjinë elektrike kemi pasur një rritje. Synimi ynë është që të prodhojmë energjia elektrike dhe autonomia e Shqipërisë në prodhimin e energjisë elektrike.

Nëse i referohemi krizës së mëparshme Shqipëria ka pasur një ndikim më të ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit, për shkak të prodhimit të energjisë elektrike. Ne jemi duke monitoruar 80 produkte të shportës ushqimore dhe do të aktivizojmë një ekip për të mbikëqyrur. Nëse do të marrim vendime në të ardhmen do të marrim vendime për çmimin bazë të konsumit. Urojmë shumë që ndikimi në inflacion të mos jetë shumë i lartë”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *