Nga Fareed Zakaria/ The Washington Post

Vladimir Putini e ka bërë klasën e politikës së jashtme amerikane të trembet. Një kolumnist e admiron “vendosmërinë” që po përdor ai nga “karrigia drejtuese” në Lindjen e Mesme. Një diplomat veteran ka paralajmëruar se “Kjo është rënia më e ulët që prej Luftës së Dytë Botërore për influencën dhe angazhimin e SHBA-ve në rajon”. Një mëndje e kthjellët deklaroi, “Që prej fundit të Luftës së Ftohtë çerek shekulli më parë, ose ka qenë Uashingtoni shumë i urtë, ose ka qenë Rusia tepër e guximshme”.

Është e vërtetë se ka kaluar çerek shekulli që kur Moska kishte qenë kaq intervencioniste jashtë kufijve të saj. Herën e fundit që i ka bërë këto lloj lëvizjesh, në fund të viteve ’70 dhe në fillim të atyre ’80, ajo pushtoi Afganistanin dhe ndërhyri gjithashtu në disa vende të tjera. Po të kthehemi në kohë, edhe atëherë komentuesit i konsideruan këto veprime si shenja se Moska po e fitonte Luftën e Ftohtë. Por si i shkoi puna Bashkimit Sovjetik?

Elita e politikës së jashtme të Uashingtonit ka zhvilluar një mentalitet që i ngatërron veprimet me arritjet. Ata pretendojnë se çdo krizë në botë duhet dhe mund të zgjidhet me një përdorim trimëror të forcës nga Shtetet e Bashkuara, mundësisht të forcës ushtarake. Dështimi për ta bërë këtë është pasivitet dhe sjell dobësi. Sipas kësaj logjike, Rusia dhe Irani janë mjeshtërit e rinj të Lindjes së Mesme. Pavarësisht se këto vende po përpiqen dëshpërimisht që të rimëkëmbin një aleat që po rrënohet. Klientët e tyre, alavitët e Sirisë, janë një regjim minoritar – përfaqësojnë më pak se 15 përqind të popullit të vendit – që përballet me kryengritjet vdekjeprurëse që mbështeten nga pjesë të ëmdha të popullit. Irani po i shteron resurset në Siri. Dhe nëse Rusia dhe Irani fitojnë përkundër të gjitha parashikimeve në njëfarë mënyre, ata do të marrin një Siri, që ëhstë një kazan që vëlon dhe jo një çmim. Shtetet e Bashkuara kanë 14 vjet që janë në “karrigen e shoferit” në Afganistan. A e ka përforcuar kjo Amerikën?

Në vitet 1870 dhe 1880, fuqitë kryesore të Europës nuk i mbante vendi që ta shtrini9n influencën e tyre në Afrikë, vendi i fundit pa zot në glob. Të gjitha përveç njërës: Gjermanisë. Kancelari i saj largpamës, Otto von Bismarck, besonte se një ndërhyrje e tillë do ta dobësonte fuqinë e Gjermanisë dhe do ta zhvendoste fokusin e saj nga sfidat e saj qendrore strategjike. Kur i treguan një hartë të kontinentit që ta joshnin atë, ai u përgjigj, “Harta jote e Afrikës është e gjitha shumë në rregull, por harta ime e Afrikës qëndron në Europë. Këtu është Rusia dhe këtu ëhstë Franca, dhe ne jemi në mes. Kjo është harta ime e Afrikës”.

Imagjinoni sikur intevencionistët e sotëm t’ia kishin dalë mbanë, Presidenti Obama të kishte përdorur forcën deh regjimi i Assadit të kishte rënë. Cili do të ishte rezultati? Këtu ka disa pikëpyetje. Uashingtoni rrëzoi regjimin e Sadam Huseinit në Irak (fqinjen e Sirisë, duke përçarë shumicën e fiseve dhe të sekteve fetare). Në Irak është bërë shumë më tepër se sa kërkohet të bëhet në Siri, duke dërguar 170,000 ushtarë në terren në kulmin e luftës dhe duke shpenzuar afërsisht 2 trilionë dollarë. E megjithatë katastrofa humanitare ka mbetur, me afërisht 4 milionë civilë të shpërngulur dhe të paktën 15,000 të vrarë. Uashingtoni rrëzoi regjimin e Moamar Gadafit në Libi  por më pas ia la shtet-ndërtimin vendasve. Rezultati ka qenë ajo që The New Yorker e quan “një betejë e veshur me shkretëtirë”. Në Jemen, Shtetet e Bashkuara mbështetën ndryshimin e regjimit dhe zgjedhjet e reja. Rezultati qe: një luftë civile që po e ndan vendin më dysh. Ata që janë kaq të sigurt se kjo ndërhyrje e re do të shpëtonte jetë duhet të paktën të ndalet dhe të shohë pasojat humanitare të tre rasteve të fundit.

Në biografinë e këndshme dhe inteligjente te Niall Ferguson për fillimet e Henry Kissinger, u befasova kur pash se humori i sotëm përngjan me atë të viteve ’50. Tani ne e konsiderojmë atë dekadë si më të lartën për arritjet e Shteteve të Bashkuara, por asokohe, elitat e politikës së jashtme të vendit ishin të dëshpëruara nga pasiviteti dhe paraliza e Uashingtonit përbri aktivizmit sovjetik. “Pesëmbëdhjetë vite të tjera të përkeqësimit tonë në botë”, shkruante Kissinger në hapjen e librit të tij të vitit 1961 “ The Necessity for Choice,” “dhe do të shndërrohemi në Amerikën Fortesë në një botë ku do të jemi bërë tejet të parëndësishëm”. Disa vite më parë, në librin që nisi karrierën e tij, “Nuclear Weapons and Foreign Policy,” Kissingeri kishte advokuar përdorimin taktik të armëve bërthamore për të gjetur disa mënyra për t’iu përgjigjur aktivizmit sovjetik. Dhe Kisingeri qe një prej mendjeve më të kthejjlta dhe të mençura, ndryshe nga shumë të tjerë.

Vitet ’50 patën një bollëk me atë që në retrospektivë u pa si një propozim tejet i rrezikshëm që kishte si synim të shfaqte rreptësinë amerikane – përfshi rrëzimin e Gamal Abdel Nasser-it të Egjiptit, përballjet ushtarake në Hungari dhe përdorimin e armëve bërthamore mbi Tajvan.

Në mes të gjithë këtij zelli për të ndërhyrë, një burrë, Presidenti Dëight Eisenhoëer, e ruajti qetësinë e tij, edhe pse kjo i dëmtoi shifrat e tij nëpër sondazhe. (Administrata Kennedy/Johnson i dha fund këtij pasiviteti, në mënyrë famëkeqe në Kubë dhe Vietnam, me rezultatet të tmerrshme). Unë besoj se si në ato dekada edhe sot, ne do të ishim të lumtur që Barack Obama zgjodhi rrugën e Eisenhoëer prej fuqie globale dhe jo atë të Putinit.