Prokuroria nis hetimet ndaj drejtuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil.  Institucioni ka bërë emërime false për 38 punonjës që në fakt nuk janë as në organikë, as fizikisht pjesë e ndonjë veprimtarie në insntitucion. Ata thjesht, vetëm paguhen rregullisht. Nuk dihet nëse këta persona ekzistojnë realisht apo jo.

Të paguarit që dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, janë emëruar si punonjës të aeroportit të Kukësit, aeroport i cili nuk funksionon dhe ndërkohë ata paguhen çdo muaj.

Autoriteti i Aviacionit Civil është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për shkak se paguanin 38 persona si punonjës të aeroportit të Kukësit pa qenë fare në punë.

Të 38 personat marrin rrogë pa qenë fare në punë.

Të 38 personat, të “emëruar” me detyra të ndryshme në aeroportin e Kukësit, që  nga vitit 2016 marrin rrogën, shpërblime, dieta për udhëtime dhe bonuse të tjera shtetërore pa qenë asnjë ditë në punë- raporton ABC News.

Veritas.com.al/