Oficeri i Policisë të Forcave Operacionale Entiol Xhelilaj ka pranuar për hetuesit se e ka lëvizur makinën tip BMË në të cilën ndodhej pajisja përgjuese ilegale e policisë shqiptare.
Prokuroria ka vëzhguar regjistrin e hyrje-daljeve dhe ka konstatuar se Xhelilaj kishte lëvizur me makinën ku ndodhej kjo aparaturë. Një lëvizje e tillë është bërë edhe ditën kur Prokuroria kishte nxjerrë urdhërin për sekuestrimin e pajisjes, por nuk mundi për shkak se Xhelilaj kishte larguar makinën së bashku me aparaturën, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.
Gjatë marrjes në pyetje, Xhelilaj ka deklaruar se e kishte lëvizur makinën “për qejf”. Ai nuk ishte i autorizuar për të bërë një veprim të tillë dhe as nuk ishte në grupin e punës për trajnim që duhet të përdornin këtë aparaturë.
Ai ka shtuar se këtë veprim e ka bërë me dëshirën e tij, ndërsa Prokuroria thotë se efektivi nuk ka çertifikatë sigurie dhe nuk duhet të kishte fare kontakt me këtë makinë ku ndodhej pasjisja përgjuese.
Aktualisht, Entiol Xhelilaj ndodhet në arrest shtëpie pas masës së sigurisë që vendosi Gjykata e Tiranës.