Ne keto momente Gjykata e Apelit po shqyrton kërkesën e Haki Çakos për të hequr masën e pezullimit nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Çako akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me futjen në mënyrë të paligjshme të pajisjes së përgjmit nga policia italiane. Prokuroria pretendon se pajisja jo vetëm është futur në mënyrë të paligjshme dhe për këtë Çako duhet të kishte njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm, por ajo edhe është përdorur për të kryer përgjime po të paligjshme. Edhe për këtë rast, prokurorët thonë se Çako ngarkohet me përgjegjësi ligjore