Udhëzime të reja në mesin e bankave shkollore në Skoci: nuk do të jetë  biologjia qe  do të përzgjedhë seksin e njerëzve. “Vetëm ti e di kush  je”, lexojmë në brendësi te një pasazhi. Një rast që duket i destinuar të bëjë të diskutohet.

Nga: Giuseppe Aloisi /

I ashtuquajturi “diktat gjinor” vazhdon te kaloje nga bankat e klasave shkollore? Duket se në institucionet publike të Skocisë do të futet, të paktën për fëmijët që kanë mbushur pesë vjeç dhe që ndjekin shkollat fillore, mësimin e mëposhtëm: ekziston mundësia e përzgjedhjes së orientimit të tyre seksual.

Sipas asaj qe tregohet nga revista Tempi, në fakt, udhëzimet e rinovuara të Shërbimit shëndetësor  dhe arsimor kombëtar skocez e përcaktojnë këtë supozim: nuk është biologjia që vendos për gjininë tonë: “Vetëm ti e di se kush je”, lexohet në një pasazh qendror të tekstit, i cili në tërësinë e tij prezantohet kështu: “Njerëzit mund të mendojnë se e njohin gjininë tuaj sepse ju visheni në një mënyrë të caktuar ose sepse ju pëlqen të bëni disa gjëra te caktuara. Por ti je një person unik, vetëm ti e di se kush je”.

Me pak fjalë, mjeku do ta caktojë gjininë menjëherë pas lindjes, por kjo ngjarje nuk do të ishte një zgjedhje përfundimtare për personin. Kjo masë e re arsimore nuk u prit pozitivisht nga të gjithë: disa eksponentë konservatorë kanë ftuar të reflektohet mbi kundërshtimin e mundshëm të prindërve të këtyre nxënësve shume të rinj. Ankesa që ishin manifestuar  tashme në mënyrë të vendosur nga disa nëna.

Ideologjia gjinore, me pak fjalë, është tërhequr në valle për shkak të idesë fluide mbi orientimin seksual që do të propagandoje. “Deri në tetë vjeç, për një fëmijë gjërat janë të bardha ose të zeza. Shumë prej tyre nuk kanë aftësi njohëse për të kuptuar këto gjëra dhe për shumicën prej tyre këto nuk janë probleme”, tha ne merite te kësaj një psikologe për fëmijë, gjithmonë sipas asaj që u raportua nga revista e lartpërmendur.

Instituti Kristian ka vendosur të padisë qeverinë. Ekzekutivi skocez ka “këshilluar” mësuesit që të lënë familjet  jashtë rrugës së tranzicionit të fëmijëve që dëshirojnë të ndryshojnë gjininë. Jo vetëm leksione gjinore, me një fjale..

Veritas.com.al/