Sipas meteorologëve sot vendi ynë do të përfshihet nga reshje dhe erë e fortë. Temperaturat do të jenë në rënie deri të enjten. Borë do të bjerë në gjithë lartësinë mbi 500, dmth që nga Mali i Dajtit e në lartësi të tjera.
Në jug reshjet do të jenë mesatare, ndërsa në terrenet malore do të jenë me intensitet më të lartë, ku nuk përjashtohet mundësia e rrufeve. Në jug, sigurisht në zona të kufizuara, bora mund të shfaqet deri në lartësi të ulëta . Reshjet e borës mund të arrijnë deri në 10 cm në Gjirokastër, ndërsa në zonat mbi 600 m lartësia e borës së re mund të arrijë edhe mbi 40 cm. në 3 ditët e ardhshme.
Duke nisur nga dita e enjte deri të dielën, mundësitë për reshje zvogëlohen ndjeshëm. Era sot dhe nesër do të fryjë e fortë, veçanërisht në terrenet malore dhe në bregdet deri në 50 km/orë. Vetëm pasnesër do të fillojë që të dobësohet.