Nga e ora pesë e mëngjesit të sotëm dhe për katër muajt në vijim, qarkullimi te rreth rrotullimin Shqiponja do të jetë i devijuar për shkak të punimeve të mbikalimit hyrës në Tiranë.

ReportTv mëson se pas mesnate Autoriteti Shqiptar Rrugorë dhe policia do të vendosin bordurat bllokuese për aksin dalës nga kryqëzimi i Astirit në drejtim të Laprakës, ndërsa do të jetë funksional aksi hyrës me dy sense.

Ai do të përdoret për të hyrë e dalë nga Tirana me devijim në një aks të ndërtuar provizorisht.

Si do të devijohet lëvizja për qytetarët që hyjnë në Tiranë

Për të gjitha mjetet që dalin nga Tirana përmes rrugës “Dritan Hoxha” do të ketë devijim pas karburantit për të dalë tek kryqëzimi ish pularisë e më pas për tu futur në autostradë.

Ndërsa për menaxhimin e fluksit në katër muajt e punimeve intensive policisë rrugore do të instalojë patrulla të shtuara në këto akse për të shmangur bllokimin.

Autoriteti rrugor ka nisur me vendosjen e sinjalistikës provizore devijuese e deri te njoftimet e herë pas hershme për çdo ndryshim.

Ndërtimi i mbikalimit e nënkalimit në sheshin Shqiponja konsiderohet si një ndër veprat më të rëndësishme pjesë e aksit të unazës së re, e cila do të lidhë edhe pjesën lindore të tiranës me unazën ekzistuese.

Si do të devijohet lëvizja për qytetarët që dalin nga Tirana