San Nicola ose Santa Claus
Nga: AGUSTIN BARDHI/
Sot katolikët në veriu të vendit festojnë ditën e Shën Nikollit.
Shën Nikolli lindi në qytetin Patara në rajonin e Liçia në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur, pastaj do të ishte zgjedhur si Ipeshkëv i Mirës, po në Liçie. Emri Nikolla vjen nga greqishtja që do të thotë fitimtar i popullit. Në të vërtetë për këtë personazh dihet shumë pak.
Tregohet që Shën Nikolli, pasi merr vesh se një burrë i pasur i rënë në varfëri që kishte tre vajza të rritura, dhe i mbërthyer nga nje dëshpërim i madh i varfërisë kishte bërë plan që të shiste trupin e tyre në mënyrë që të kishin para për ushqim. Shën Nikolli, sapo mori vesh për varfërinë e këtij banori dhe për qëllimin e tij të keq, e vizitoi fshehurazi një natë dhe i hodhi një shumë parash nga dritarja. Me ato para burri bëri të mundur martesën e ndershme te vajzave të tij.
Një legjendë tregon se Shën Nikolla ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është i nderuar si mbrojtës i fëmijëve. Teksa bënte bamirësi, Shen Nikolla gjithmonë u përpoq qe ta bënte këtë fshehurazi dhe ta fshihte nga sytë e botes autorin e veprave të tij të mira.
Shën Nikolli, i mbushur me zell për ti shërbyer Hyjit, e sulmoi heretikun Arius me fjalë dhe e goditi atë në fytyrë. Për këtë arsye, atij iu hoq emblema e ipeshkvit dhe u vendos nën kontrollin e rojeve. Por disa prej Etërve të Shenjtë patën të njëjtin vegim, panë Vetë Zotin dhe që ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemën e ipeshkvit. Etërit e Këshillit ranë dakord se guximi i shenjtorit ishte i pëlqyeshëm nga vetë Hyji dhe ia rikthyen shenjtorit postin që kishte më parë.
Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti, kreu mrekulli pas mrekullie.
Shën Nikolli vdiq më 6 dhjetor të vitit 343. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shek. VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij filluan të organizoheshin pelegrinazhe. Shumë shkrime ne greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantine-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në jug të Italisë.
Kur Mira ra në pushtimin e osmanëve, me 9 maj të vitin 1087, reliket e Shën Nikollit u transferuan ne qytetin italian te Barit, prej ku prehen edhe sot e kësaj dite.
Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë sepse i ka dhënë origjinë legjendës së Santa Claus (Klaus) ose siç e thërrasim ne shqiptarët Plaku i Vitit të Ri ose Babadimri, por në të vërtetë origjina e plakut që sjell dhurata në fshehtësi është Shën Nikolli.
Veritas.com.al/