Sonte natën, kur ora të shënojë 03.00 të 28 tetorit, ora do të shkojë 60 minuta para.

Prej kaq vitesh jemi mësuar që ta dëgjojmë lajmin e ‘ndryshimit të orës’ dy herë në vit; dhe të ndryshojmë pak a shumë sjelljen me mëngjesin e me mbrëmjen.

2018 mund të shënojë herën e fundit që kontinenti i Europës ndërron orën dhe të gjitha vendet do të ketë orën e njëjtë.

Që nga viti 2002, direktiva e Bashkimit Europian vendosi që të rregullonte ndryshimin e orës 2 herë në vit, verë e dimër, duke vendosur që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit.

Por një raport i parlamentit Europian në vitin 2017 arriti në përfundimin se këto ndryshime duheshin rimarrë në konsideratë. Disa vende jashtë BE-së si Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda e kanë braktisur këtë praktikë, pavarësisht vendimit të BE.

Argumenti ishte se ndihmon në mbajtjen e një ore të njëjtë duke mos shkaktuar parregullsi në sektorin e transportit.

Veritas.com.al/