Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në selinë e PD.
Takimi ka nisur nën 10:00.
Vizita e Lu nuk ishte paralajmëruar për mediat, por sikurse dihet, ambasadori është duke i vazhduar negociatat për miratimin me kompromis të Reformës në Drejtësi, mbetur ende pezull.
Opozita këmbëngul që në draftin e Reformës të përfshihet Rekomandimi nr.88 i Komisionit të Venecias për “vendet e rezervuara”.