Dita e sotme, 21 dhjetori është dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit, pasi kjo ditë shënon solsticin e dimrit.

Këtë vit solstici do të shoqërohet në qiell dhe me një ‘përqafim’ të Saturnit dhe Jupiterit, që ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit, aq sa mund të shihet dhe me një teleskop.

Sipas astronomëve, maksimumi i afrimit të planeteve mund të shihet më lirshëm nga Toka rreth orëve të pasdites. Fenomeni sigurisht mund të dallohet me sy të lirë, pasi prej disa ditësh afërsia e këtyre dy planetëve është e dukshme, por vrojtimi me teleskop bën që të dallohen edhe unazat e Saturnit dhe hënat e Jupiterit.

VERITAS.COM.AL