Ish-presidentit Ilir Meta do i komunikohet këtë të hënë mbyllja e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI-së dhe aferës së CEZ-DIA.

Sipas asaj që raporton gazetari i ABC News, Ervin Leka, Ilir Meta pritet që të dërgohet nga paraburgimi në Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar nga avokatët e tij, për mbylljen e hetimeve.

Kujtojmë se Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjatë javës që kaloi SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe ish-gruas së Metës, Monika Kryemadhit

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *